Rreth nesh

Rrugëtimi i kësaj xhamie filloi në vitin 2011, kur tetë të rinj, të bashkuar nga besimi, përkushtimi dhe dashuria ndaj fesë dhe kombit, hodhën hapat e parë drejt realizimit të një ideje të përbashkët: krijimin e një hapësire që do t’i shërbente komunitetit musliman.

Gjatë një periudhe prej rreth një viti e gjysmë deri në dy vite, ata arritën të ndërtojnë një komunitet të qëndrueshëm përmes formave të ndryshme të organizimit dhe aktiviteteve, duke forcuar lidhjet mes besimtarëve dhe duke krijuar besim dhe mbështetje të ndërsjellë.

Më 6 shtator 2013, kjo përpjekje u konkretizua me hapjen zyrtare të xhamisë në një banesë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për komunitetin. Fillimet ishin të vështira dhe u mbështetën kryesisht në vetëfinancim. Për shkak të rrethanave, xhamia ka ndërruar gjithsej tri lokale dhe ka kaluar nëpër shumë sfida, por asnjëherë nuk e ka humbur qëllimin dhe vizionin e saj.

Me kalimin e kohës, u sigurua edhe mbështetja e komunës, e cila filloi të kontribuojë me rreth 25% të financimit vjetor të lokalit. Ky bashkëpunim vazhdon edhe sot dhe ka ndihmuar në stabilizimin e veprimtarisë së xhamisë.

Që nga fillimi e deri më sot, ideja dhe misioni kryesor i xhamisë kanë qenë dhe mbeten të njëjta: edukimi i brezave në frymën e vlerave islame, ruajtja e traditave fetare dhe forcimi i unitetit dhe identitetit brenda komunitetit.

Misioni

Misioni i xhamisë është të shërbejë si një qendër fetare, edukative dhe komunitare, duke ofruar mësim dhe praktikë të pastër të fesë Islame, edukimin e brezave të rinj në frymën e vlerave islame, si dhe forcimin e unitetit, respektit dhe solidaritetit brenda komunitetit. Xhamia synon të jetë një vend ku besimtarët gjejnë udhëzim, dije, mbështetje dhe ndjenjë përkatësie.

Vizioni

Vizioni i xhamisë është të zhvillohet si një institucion i qëndrueshëm dhe i respektuar, që kontribuon në mënyrë aktive në zhvillimin fetar dhe moral të komunitetit, veçanërisht të fëmijëve dhe të rinjve. Ajo synon të jetë një urë lidhëse mes fesë dhe shoqërisë, duke ruajtur moralin e lartë dhe duke ndërtuar një komunitet të fortë, të bashkuar dhe të përgjegjshëm për të ardhmen.

Kryesia

Picture of Nasrulla J.

Nasrulla J.

Kryetar

Picture of Imami

Imami

Picture of Mujedin H.
Mujedin H.

Zëvendës Kryetar

Picture of Salji I.

Salji I.

Sekretar

Picture of Fidan M.

Fidan M.

Zëvendës Sekretar

Picture of Flamur K.

Flamur K.

Arkatar

Picture of Ismet M.

Ismet M.

Arkatar

Picture of Faton G.

Faton G.

Kontakt Person

Picture of Sermet I.

Sermet I.

Kontakt Person

Picture of Albert F.

Albert F.

Media

Në shërbim të njerëzimit

Renovimi i Xhamisë

Ofrojmë mbështetje dhe organizim për proceset e renovimit të objektit, duke përfshirë mirëmbajtjen infrastrukturore, riparimet teknike dhe përmirësimet funksionale të hapësirave. Qëllimi ynë është të sigurojmë kushte të përshtatshme dhe funksionale për aktivitetet fetare dhe komunitare.

Martesë (Nikah)

Ofrojmë shërbimin e kurorëzimit islam (nikah) në përputhje me rregullat dhe procedurat fetare. Kryejmë verifikimin e kushteve të nikahut, marrjen e pëlqimit, përpilimin e deklaratës martesore dhe udhëzojmë çiftin për dokumentacionin përkatës.

Rastet e Vdekjes

Ofrojmë hapësirë të dedikuar për pritjen e ngushëllimeve në rast të vdekjes së një anëtari të komunitetit. Hapësira jonë mundëson organizim të rregullt, qetësi dhe zhvillim të procedurave sipas praktikave fetare.

Kurs për fëmijë

Organizojmë kurs në gjuhën shqipe për fëmijë, me fokus në mësimin e alfabetit, leximit, shkrimit dhe komunikimit bazë. Qëllimi ynë është zhvillimi i aftësive gjuhësore dhe ruajtja e lidhjes me gjuhën amtare.