Mirësevjen Ramazan, Muaj i Bekuar 🎉

Es-selamu Alejkum

Paqja qoftë mbi ju

“Shtëpitë e Allahut i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë në Allahun…” – Suretu Teube [9:18]

…إِنَّمَا يَعْمُرُ مَسَاجِدَ اللَّهِ مَنْ آمَنَ بِاللَّهِ

Sabahu

05:08

06:27

Dreka

12:29

12:39

Ikindia

14:52

15:02

Akshami

17:34

17:39

Jacia

19:25

19:35

Na mbështesni

Çdo gjë që kemi është furnizim nga Allahu!

Pesë shtyllat e Islamit

Picture of Shehadeti

Shehadeti

Picture of Namazi
Namazi
Picture of Zekati

Zekati

Picture of Agjërimi

Agjërimi

Picture of Haxhi

Haxhi

Eventet tona në Xhami

Xhamia Rruga e Udhëzimit
Janar 16, 2026 - Janar 19, 2026

Mysafir – Hoxhë Hfz. Ekrem Ahmeti

Të nderuar vëllezër, ju njoftojmë se Hoxhë Hfz. Ekrem Ahmeti do të jetë mysafir në xhaminë tonë nga data 16 deri më 19 janar dhe do të mbajë namazin e xhumasë poashtu. Ju ftojmë të bashkohemi dhe të përfitojmë nga fjala e tij.

Xhamia Rruga e Udhëzimit
Nëntor 15, 2025 @ 19:00

Mysafir – Hoxhë Hazem Ebu Sultan

Të nderuar vëllezër ju njoftojmë që ditën e shtunë pas namazit të Jacisë do të kemi nderin ta kemi mysafir Hoxhën Hazem Ebu Sultan, i cili është Imam në Xhaminë e Madhe në Göteborg.
Xhamia Rruga e Udhëzimit
Nëntor 4, 2025 - Nëntor 5, 2025

Mysafir – Hoxhë Irfan Salihu

Ju ftojmë të merrni pjesë në një ligjëratë të veçantë me mysafirin tonë, Hoxhë Irfan Salihu, i njohur për mesazhet e tij të qarta, frymëzuese dhe të bazuara në dije.

Ju mirëpresim vëllezër që të jeni pjesë e kësaj mbrëmjeje të dobishme.

Në shërbim të njerëzimit

Xhamia

Ofrojmë mbështetje dhe organizim për proceset e renovimit të objektit, duke përfshirë mirëmbajtjen infrastrukturore, riparimet teknike dhe përmirësimet funksionale të hapësirave. Qëllimi ynë është të sigurojmë kushte të përshtatshme dhe funksionale për aktivitetet fetare dhe komunitare.

Martesë (Nikah)

Ofrojmë shërbimin e kurorëzimit islam (nikah) në përputhje me rregullat dhe procedurat fetare. Kryejmë verifikimin e kushteve të nikahut, marrjen e pëlqimit, përpilimin e deklaratës martesore dhe udhëzojmë çiftin për dokumentacionin përkatës.

Rastet e Vdekjes

Ofrojmë hapësirë të dedikuar për pritjen e ngushëllimeve në rast të vdekjes së një anëtari të komunitetit. Hapësira jonë mundëson organizim të rregullt, qetësi dhe zhvillim të procedurave sipas praktikave fetare.

Kurs për fëmijë

Organizojmë kurs në gjuhën shqipe për fëmijë, me fokus në mësimin e alfabetit, leximit, shkrimit dhe komunikimit bazë. Qëllimi ynë është zhvillimi i aftësive gjuhësore dhe ruajtja e lidhjes me gjuhën amtare.

Për ne

Xhamia “Rruga e Udhëzimit” është një hapësirë e hapur për të gjithë besimtarët dhe vizitorët që kërkojnë paqe, dritë dhe lidhje me Zotin. Ne synojmë të krijojmë një ambient mikpritës, të sigurt dhe edukues, ku çdo anëtar i komunitetit të ndihet i mirëpritur dhe i mbështetur.

Xhamia jonë shërben si vend faljeje, mësimi, bashkësie dhe zhvillimi shpirtëror. Përmes aktiviteteve fetare, edukative dhe sociale, ne përpiqemi të forcojmë vlerat e besimit, solidaritetit dhe unitetit në mesin e komunitetit tonë.

Postimet tona më të fundit

Allahu ju mundësoftë të jetoni një jetë të mirë dhe të përhapni mesazhin e Islamit. Lexoni postimet tona në blog për të pasuruar njohuritë tuaja rreth Islamit.